29 Prill 2024

ATK inkason 317 milionë euro tatime

Prishtinë, 8 maj - Për periudhën raportuese janar-prill 2023 Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledhë te hyra 47.7 milionë euro apo 17.7% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.

Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore.

Në mënyrë që të kemi zbatim të drejtë dhe të barabartë të Legjislacionit Tatimor, ATK fton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit që t’i raportojnë rastet e evazionit fiskal përmes linjës pa pagesë 0800 80 800.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)