15 Maj 2024

ATK, gjatë vitit 2011 ka mbledhur 370 milionë euro

Prishtinë, 26 janar - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në një konferencë për media publikoi të dhënat përfundimtare për vitin 2011 ku gjatë këtij viti ka mbledhur 261 milionë euro nga tatimet, duke tejkaluar planin për 0.8 për qind, apo 20 për qind më shumë se gjatë vitit paraprak.  


Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti ka thënë së ATK ka mbledhur 370 milionë euro, prej tyre 261 milionë nga tatimi, kurse 108 milionë nga kontributet pensionale, të cilat iu kanë dhënë trustit për menaxhim të mëtutjeshëm.

Haliti, vitin 2011e cilësua si viti më i suksesshëm në përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe në arkëtimin e të hyrave,  ku edhe këtë vit ATK ka luajtur rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit duke grumbulluar 261,123,163 euro.

“Në konferencën e sotme nuk do të fokusohemi vetëm në  grumbullimin e të hyrave pasi që mbledhja e tatimit ka qenë vetëm një nga shumë  veprimtaritë që kemi zhvilluar gjatë  vitit 2011.  Ajo çka ATK ka qenë e fokusuar gjatë  pothuaj tërë vitit paraprak është zhvillimi i projekteve me rëndësi të  lartë, të cilat u ofrojnë  tatimpaguesve lehtësira në  përmbushjen tatimore. Me një  fjali mund të  them se viti 2011 ka qenë  vit i zhvillimit të  projekteve për ofrimin e lehtësirave  për tatimpaguesin”, theksoi z. Haliti

Më së shumti të hyra janë mbledhur nga Tatimi në Vlerë të Shtuar, rreth 122 milionë euro, apo rreth 46 për qind, pastaj nga Tatimi i mbajtur në burim dhe Tatimi në të ardhura të korporatave.

Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar rreth 900 kontrolle dhe 78 mijë vizita edukuese përmbushëse ndaj tatimpaguesve. Kurse si rezultat i mbledhjes së detyrueshme janë arkëtuar rreth 32 milionë euro. Haliti përmendi edhe prioritetet e këtij viti.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë  vitit 2011 në  bashkëpunim me këshilltarët e USAID, ATK ka zhvilluar edhe shumë  trajnime për stafin e ATK-së,  si dhe se kanë punuar  në  ngritjen e vetëdijes së stafit për të Drejtat dhe Obligimet themelor të  tatimpaguesve, duke ecur kështu në  përputhje me njërën nga shtyllat kryesore të  vizionit të ATK-së e cila  sipas tij është që ATK të përbëhet nga personeli profesionist dhe energjik që do të garantojnë një nivel të lartë të transparencës në raport me tatimpaguesit, përmes të cilës  ATK  do të bëhet burimi kryesor i të hyrave për shtetin e Kosovës.

Një risi tjetër e ATK-së ishte edhe e përzgjedhja e identitetit korporativ, përkatësisht logos: “Njëra nga deklaratat  e vizionit të  ATK-së  është  që  të formojë dhe ta ruaj një imazh pozitiv për të mirën e shtetit të  Kosovës, prandaj në  përvjetorin e  12 të  ATK-së  ne kemi zgjedhur edhe identitetin korporativ të  institucionit tonë” – u shpreh Drejtori i ATK-së, duke prezantuar logon e re të këtij institucioni.

Gjithashtu, ky vit ka përfshirë edhe aktivitete të tjera siç janë:  funksionalizimi i Deklarimit Elektronik – EDI, funksionalizimi i Qendrës së Thirrjeve, hartimi i Udhëzuesve Tatimor, zvogëlimi i procedurave për marrjen e NRF – tani merren në ditën e aplikimit, raportimi elektronik i blerjeve mbi 500 euro, Hartimi i Strategjisë së Përmbushjes 2012-2015, në bashkëpunim  me ekspertët e  FMN-së, Hartimi i Strategjisë së Teknologjisë Informative 2012-2015 e të tjera.

Viti 2012 do të jetë një vit me plot sfida duke përfshirë realizimin e planit të të hyrave për vitin 2012, implementimin e  Strategjisë së Përmbushjes 2012-2015, identifikimin e saktë dhe azhurnimin e regjistrit të tatimpaguesve, si dhe kushtet e punës ” tha Drejtori i ATK-së fund të këtij prezantim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)