05 Maj 2024

ATK dhe AKP nënshkruajnë dy Memorandume Mirëkuptimi

Prishtinë, 29 Qershor  - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) Behxhet Haliti ka nënshkruar sot dy Memorandume Mirëkuptimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, respektivisht me Kryetarin e Bordit të AKP-së Dino Asanaj.

Memorandumet e nënshkruara kanë të bëjnë me procedurat për bartjen e borxheve tatimore nga NSh-të e privatizuara tek Ndërmarrjet  e Reja dhe procedurat për vendosjen e barrës tatimore të Ndërmarrjeve Shoqërore.

 

MiM për procedurat lidhur me barrët tatimore të Ndërmarrjeve Shoqërore, ka për qëllim të formoj bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të përmbahet nga ushtrimi i të drejtës për të konfiskuar dhe për të shitur asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore pas hyrjes në fuqi të këtij Memorandumi.

Gjithashtu, do të rregulloj procesin përmes së cilit AKP mund të shes pasurinë e Ndërmarrjeve Shoqërore që i nënshtrohen barrës tatimore të regjistruar nga ATK.

Qëllimi tjetër i këtij MiM është përcaktimi i procedurës dhe kushteve për të parandaluar çdo konflikt në realizim të detyrave ligjore në mes të ATK-së, për të mbledhur borxhet tatimore, si dhe për të konfiskuar e shitur asetet e NSh-ve dhe në anen tjeter AKP-së, për të privatizuar dhe likuiduar Ndërmarrjet Shoqërore konform dispozitave ligjore në fuqi.

 

Ndërsa, MiM lidhur me bartjen e borxheve tatimore nga NSh-të e privatizuara  tek Ndërmarrjet e Reja, ka për qëllim të formojë bazën për të rregulluar kushtet, sipas të cilave ATK, do të miratoj riorganizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore, sa i përket çështjeve tatimore.

Gjithashtu, do të rregulloj procesin përmes së cilit AKP mund të shes pasurinë e Ndërmarrjeve Shoqërore që i nënshtrohen riorganizimit me anë të themelimit të Ndërmarrjeve të Reja ashtu siç është definuar në nenin 19 të Udhëzimit Administrativ Nr.14/2010 dhe bartjes së borxheve tatimore nga Ndërmarrjet Shoqërore në Ndërmarrjet e Reja.

Në bazë të këtij Memorandumi AKP, do të bartë borxhin (tatimin bazë) e Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) për 12 muajt e fundit të krijuar nga Ndërmarrjet Shoqërore tek Ndërmarrjet e Reja, të cilat do të shiten përmes privatizimit me anë të metodës së “spin-offit” të rregullt.

Gjatë nënshkrimit të këtij Memorandumi, palët u shprehën se arsyet e nënshkrimit të këtyre memorandumeve, vijnë si rrjedhojë e një përkushtimi për zbatim transparent dhe efektiv të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjit, si dhe një angazhim për kushte më të mira dhe efektive për veprimtarinë e përmbushjes tatimore.

Memorandumet kanë hyrë në fuqi që nga momenti i nënshkrimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)