04 Maj 2024

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës pranohet në UNA

Tokio, , 17 tetor - Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin zyrtar nga Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve duke konfirmuar anëtarsimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në këtë organizatë prestigjioze profesionale.

Kjo organizatë e mirënjohur profesionale është themeluar qysh në vitin 1948 në Lausanne (Zvicerr) me datë 28 Qershor dhe tani në familjen e saj janë 117 organizata anëtare që përfaqësojnë arkitektët nga 117 shtete.

Ditë më parë, nga data 25 Shtator deri me 1 Tetor 2011, në Tokio të Japonisë, është mbajtur Kongresi Botëror i Arkitektëve si dhe Asambleja e Përgjithshme e UIA-së, ngjarje kjo që mbahet çdo tri vite, apo konsiderohet si Olimpiada e Arkitekturës.

"Ne si asociacion ju kemi njoftuar se një ndër pikat që do të diskutohen në ketë ngjarje madhështore ka qenë edhe pranimi dhe shqyrtimi i aplikacionit për anëtarësim i Asociacionit nga Këshilli i UIA-së", thuhet në komunikatën e arkitektëve të Kosovës.

"Në takimin e 25 Shtatorit, këshilli i UIA-së e ka shqyrtuar dhe pranuar aplikacionin e Asociacionit tonë dhe është përcjell në Asamblenë e UIA-së për ratifikim nga anëtarët e UIA-së ku janë të përfaqësuar 117 organizata nga 117 shtete."

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të UIA-së, gjatë punimeve të mbajtura nga 29 Shtatori deri më 1 Tetor është shqyrtuar kërkesa e Këshillit të UIA-së për mirataimin apo ratifikimin e anëtarësimit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës me të drejta të plota.

Në këtë ngjarje historike për Arkitektët e Kosovës, kanë marrë pjesë mbi 10,000 pjesëmarrës nga 110 shtete.

"Potencojmë, se shqyrtimi i aplikacioneve nga UIA për anëtarësim është proces i gjatë dhe profesional dhe miratimi apo ratifikimi për anëtarësim në këtë Organizatë prestigjioze bëhet çdo tri vite."
 
Anëtarësimi në UIA sipas AsAK-së do të shfrytëzohet për të krijuar lidhje të ngushta me organizatat simotra, lidhjeve kulturo-profesionale, ndrrimin e studentëve dhe profesionistëve, krijimin e mundësive të reja për arkitektët nga Kosova si dhe në përforcimin e bashkëpunimit në ngritjen e mëtejmë të profesionit.

Ky sukses është arritur pas tri vite punë të palodhshme dhe me shumë sfida, me përpilimin dhe zbatimin e reformave të brendshme, duke kërkuar dhe këmbëngulur për të marrë pjesë në takime rajonale si dhe me mirëkuptimin dhe mbështetjen e Organizatave simotra nga rajoni dhe e të gjithë 117 organizatave anëtare të UIA-së.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës tani e tutje është pjesë e regjionit II të UIA-së ku Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës do të bëjë promovimin e arkitekturës së Kosovës, trashëgiminë, kulturën, planifikimin hapësinor, urbanizimin, profesionin, arsimimin si dhe vizionin e arkitektëve të Kosovës në integrimin në rajon dhe Evropë por gjithnjë duke mbrojtur llojllojshmërinë kulturore dhe identitetin Ballkanik.

"Është për tu theksuar se rruga deri në anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare ka qenë mjaft sfiduese por me profesionalizmin, punën vullnetare dhe përkushtimin tonë i kemi përballuar të gjitha sfidat në këtë rrugëtimin. Kemi punuar me vetën në promovimin dhe ngritjen e profesionit në Kosovë, kemi bërë reforma të mëdha në asociacion duke plotesuar plotësuar kriteret ndërkombëtare për organizata profesionale."

Asociacioni mbetet i përkushtuar në rregullimin dhe promovimin e vlerave të profesionit duke luftuar të gjitha dukuritë negative në planifikim hapësinor, urban dhe rregulluese, trashëgimi kulturore, parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të egra, arsimin të lartë si dhe të gjitha dukuritë tjera negative që kanë kapluar Kosovën që nga paslufta, me qëllim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)