07 Maj 2024

Asmussen emërohet në drejtorinë e Bankës Qendrore Evropiane

Frankfurt, 24 tetor - Sekretar gjerman i shtetit për çështje financiare, Jörg Asmussen kalon në organet drejtuese të Bankës Qendrore Evropiane.

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së vendosën në samitin e tyre në Bruksel që Asmussen të kalojë në drejtorinë e Bankës Qendrore Evropiane.

Atje Asmussen do të zëvendësojë gjermanin Jürgen Stark, i cili në fillim të shtatorit paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i shefit të ekonomisë politike në Bankën Qendrore Evropiane.

Stark është shprehur disa herë kundër blerjes nga Banka Qendrore Evropiane të obligacioneve të vendeve të euros të futura në krizë.

Mandati i Asmussen në postin e ri zgjat tetë vjet dhe fillon nga viti 2012. 44 vjeçari konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të financave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)