04 Maj 2024

Asanaj ia dorëzoi Krasniqit raportin vjetor të AKP-së

Prishtinë, 19 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi,  priti sot në një takim kryetarin e Bordit të  Drejtorëve të  Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.

Me këtë rast, Asanaj, i shoqëruar edhe nga Shkëlzen Lluka, drejtor i Agjencisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ia dorëzoi kreut të legjislativit, Krasniqi, Raportin vjetor të AKP-së për vitin 2010.

Gjatë bisedës udhëheqja e AKP-së theksoi nevojën e plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve që kanë të bëjnë me AKP-në.

Këto projektligje parashihen edhe me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2011, ndërsa inkorporohen edhe në Programin e punës së Kuvendit të Kosovës.

Asanaj shprehu gatishmërinë e udhëheqjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që të jenë pjesëmarrës gjatë shqyrtimeve të këtyre projektligjeve në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Kryekuvendari Krasniqi duke u falënderuar për Raportin theksoi se edhe komisionet parlamentare do të bashkëpunojnë  edhe më shumë më AKP-në gjatë shqyrtimit parlamentar  të këtyre projektligjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)