06 Maj 2024

Arrestimi i Kahn mund të zgjatë miratimin e ndihmës për Greqinë

Athinë, 17 maj - Arrestimi i drejtorit ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn mund të zgjatë miratimin e programit për ndihmë për Greqinë, por kjo nuk do të ndikojë në vendosmërinë e Athinës që të vazhdojë me reformat, deklaroi një përfaqësues i lartë qeveritar grek.

"Strauss-Kahn e njihte shumë mirë gjendjen në Greqi. Kjo ngjarje mund të shkaktojë zgjatjen e caktuar në një afat të shkurtër, por nuk do ta ndryshojë politikën e FMN-së ndaj Greqisë. Greqia do të vazhdojë të zbatojë programin", theksoi përfaqësuesi qeveritar i cili kërkoi të mos identifikohej.

Strauss-Kahn u arrestua mbrëmë në Nju-Jork nën akuzën për abuzim seksual.

Nesër, Kahn duhej të ishte në Bruksel për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe të merrte pjesë në takimin e ministrave të Financave të eurozonës për krizën debitore në BE dhe programin për ndihmë Greqisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)