17 Maj 2024

Arian Zeka emërohet drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane

Prishtinë, 22 qershor -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se në pajtim me Statutin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Bordi i Drejtorëve ka emëruar ushtruesin e deritashëm të detyrës së drejtorit të Odës Amerikane, Arian Zeka në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane.

Zeka i është bashkuar Odës Amerikane në nëntor të vitit 2009, si udhëheqës i Departamentit të Politikave e më vonë si zëvendësdrejtor i Odës Amerikane.

Përvoja e tij e mëparshme e punës përfshin angazhimin në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Projektin e USAID-it për stabilitet dhe rritje ekonomike, Projektin e Bankës Botërore për Zhvillimin e Rinisë, Agjencinë e Lajmeve KosovaLive dhe Programin e Trajnimit të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)