13 Maj 2024

Angazhime për fuqizimin e gruas në afarizëm

Prishtinë, 20 mars - Grupi  i Grave Deputete  të Kuvendit të Republikës  së Kosovës, organizuar nga Sektori për Çështje Kulturore i Ambasadës së SHBA-ve, në Prishtinë, pritën eksperten nga SHBA-ja, znj. Juli R Weeks, e cila njëherësh është presidente dhe kryeshefe e ”Womenable”, ndërmarrje shoqërore fitimprurëse që punon për të mundësuar ndërmarrësinë e grave në botë, duke përmirësuar sistemet,ligjet, politikat, programet  etj.

Nikoqirja e takimit,  kryetarja e GGD-ës,  znj Teuta Sahatqija,  pasi i  shprehu mirëseardhje  znj. Weeks në Kosovë,  foli për  punën e Parlamentit, ligjet  që rregullojnë afarizmin, si dhe nevojën për  të   amendamentuar disa ligje me qëllim të lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të afarizmit të grave, si dhe për nevojën e fuqizimit ekonomik të gruas që është edhe një nga objektivat e GGD-ës.

Znj. Weeks, e cila ka punuar edhe si drejtoreshë ekzekutive e Këshillit Kombëtar të Biznesit të Grave, një trup këshillues politik jopartiak, i krijuar nga Kongresi i SHBA-ve për bizneset e vogla,  praktikat e grave në ndërmarrësi, rëndësinë e përfshirjes së perspektivës gjinore në programet zhvillimore, si dhe rëndësinë e zbatimit të ligjeve të mira që demokratizojnë vendin  dhe promovojnë barazinë gjinore, rol i cili u takon edhe grave në parlament.

Weeks foli edhe për rëndësinë e trajnimit të grave, për të hapur e zhvilluar afarizëm të suksesshëm.

Znj. Brovina foli për shkallën e lartë të papunësisë, sidomos të grave dhe rëndësinë e inkurajimit të grave  për veprimtari zejtare dhe bujqësore.

Donika Kadaj foli për aspektet e zbatimit të ligjit të trashëgimisë,  i cili do të përmirësonte pozitën e gruas, sikur ajo të kishte të drejtën e kolateralit, si dhe nevojën e krijimit të fondeve strukturale (praktikë shumë e suksesshme në disa vende).

Alma Lama theksoi rëndësinë e aplikimit të masave të reciprocitet me vendet tjera, sepse bizneset në Kosove ballafaqohen me konkurrencë jolojale.

Deputetja Myzejene Selmani foli  për mundësitë e barabarta, kurse Ganimete Musliu foli për shembujt,  se si gratë mund t’ i ndihmojnë gratë. Në takim morën pjesë edhe deputet Lirie Kajtazi, Teuta Haxhiu etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)