28 Prill 2024

Ambasadori Dell, inauguron dy projekte në Gjakovë

Prishtinë, 16 dhjetor - Ambasadori Christopher Dell do të inauguroi ndërtesën e renovuar të Gjykatës komunale të Gjakovës dhe do të vizitoi ndërtesën e renovuar të shkollës fillore “Zekeria Rexha”.
       
Puna rinovuese në shkollë është pjesë e ndihmës teknike të USAID-it për të përmirësuar kualitetin e sistemit arsimor në Kosovë.

Renovimi i ndërtesës së gjykatës është pjesë e një iniciative më të gjerë të implementuar përmes Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, një program tre-vjeçar që ka për qëllim ngritjen e standardeve të reja të strukturës organizative nëpër gjykata, përmirësimin e qasjes së publikut në gjykata, si dhe përmirësimin e menaxhimit të lëndëve përmes themelimit të Gjykatave model. 

Iniciativa për rinovimin e gjykatave model ka përfunduar në Gjykatën komunale të Ferizajit, Gjykatën ekonomike, Gjykatën komunale dhe të qarkut në Pejë, Gjykatën komunale në Skenderaj, Gjykatën komunale në Prizren, Gjykatën komunale në Kamenicë, si dhe së shpejti në Gjykatën komunale në Prishtinë.

Përveç renovimit të gjykatave, USAID ka mbështetur themelimin e Ekipeve për përmirësim të gjykatave dhe ka ofruar trajnime të rëndësishme për gjyqtarë dhe stafin e gjykatave për të përmirësuar veprimtarinë e tyre.

Afijete Sada, Kryetare e gjykatës komunale dhe Enver Peci, Kryesues i Këshillit gjyqësor të Kosovës do t’i bashkohen Ambasadorit Dell në këtë ceremoni.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)