29 Prill 2024

Ambasada Italiane përkrahë Agjencinë për Promovimin e Investimeve

Prishtinë, 2 shkurt - Ambasada  Italiane në Kosovë përmes asistencës teknike nga Instituti Italian për Tregti të Jashtme I.C.E gjatë vitit 2011 do të përkrahë Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë.

Memorandumi është arritur për të realizuar një bashkëpunim më efikas dhe për të lehtësuar zhvillimin e veprimtarive kryesore, si dhe  për t’u ofruar informacion investitorëve të mundshëm  italianë  rreth potencialeve të Kosovës për investime. 

Në përputhje me memorandumin është paraparë një ekspert italian, që do të punojë për një vit në Agjencinë Italiane për Promovimin e Investimeve dhe të promovojë shërbime, duke i dhënë nismë një bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë.

Memorandumi gjithashtu ka për qëllim bashkepunimin e ndërsjellë në organizimin e konferencave, misioneve, B2B, panaireve në Kosovë dhe në Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)