29 Prill 2024

Ambasada e SHBA mbështet shtyrjen pagesave për pagat e ngritura

Prishtinë, 1 shkurt - Në një deklaratë për media i ngarkuari me punë në Ambasaden e SHBA-së në Kosovë, Michael J. Murphy ka thënë së "Mirëpresim vendimin e Kryeministrit në largim Thaçi, që deri në aprovimin e buxhetit për vitin 2011 nga ana e Kuvendit, të shtyj pagesat për pagat e ngritura sipas vendimit të aprovuar të Qeverisë.

Vendimi i Kryeministrit në largim sipas Murphy tregon respekt ndaj sundimit të ligjit dhe rendit Kushtetues të Kosovës. 

Nga udhëheqësia kërkohen vendime të rënda dhe sot, sipas tij Kryeministri në largim, tregoi se Kosova vë në rend të parë qeverisjen e mirë.

"Ne besojmë në zotimet e Kryeministrit  në largim, se Qeveria do ti mbajë premtimet e veta karshi shërbyesve publik të Kosovës, dhe presim që Kuvendi i ri të adoptoj buxhetin për vitin 2011 që në fillim. Ne miratojmë nevojën për të racinalizuar të ardhurat për shërbyesit publik dhe besojmë se shërbyesit publik të Kosovës, më tepër se çdonjeri tjetër, miratojnë nevojën për tu mbështetur korniza administartive e Kosovës", ka theksuar Murphy.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)