28 Prill 2024

“Alpha Bank” bashkohet me “Eurobank”, lider në Greqi

Athinë, 3 shtator - Këshilli Drejtues i “Alpha Bank” dhe ai i “Eurobank EFG” njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një grupi të ri bankar nga bashkimi i “Alpha Bank” dhe “Eurobank EFG”.

Konsolidimi i dy bankave plotësuese të njëra-tjetrës në sektorin bankar, me sinergji të dukshme dhe njё logjikë të pastër biznesi pritet të luajë një rol vital në përmirësimin e situatës ekonomike në Greqi.

Grupi i ri do të ketë një pozicion drejtues për të gjitha segmentet e tregut në Greqi. Grupi i ri do të gëzojë një prani të konsiderueshme në Europën Juglindore, me një rrjet prej më shumë se 1,300 degë në 8 vende dhe do renditet në një ndër tre pozicionet kryesore të tregut në Bullgari, Qipro, Rumani dhe Serbi.

Grupi i ri do të listohet midis 25 grupeve më të mëdha bankare të Eurozonës, me aktive që parashikohen në vlerën totale prej 146 miliardë eurosh dhe do të zotërojë madhësinë e duhur në mënyrë që t’i bëjë aksionet e veta njё referencë për tregjet ndërkombëtare.

Raporti i shkëmbimit do jetë 5 aksione të zakonshme të “Alpha Bank” për çdo 7 aksione të zakonshme të “Eurobank EFG”. Grupi i kombinuar llogarit pёr vitin 2010 të ardhura paraprake para provigjoneve prej 2.6 miliardë eurosh.

Të ardhurat vjetore të përfituara nga shkurtimi i kostove dhe sinergjia e Grupit të ri, të parashikuara para tatimeve do të arrijnë në 650 milionë euro, dhe do të realizohen plotësisht brenda tre viteve me vlerë të pastër aktuale të parashikuar në 3.4 miliardë euro.

Pritet tё arrihet një përforcim i konsiderueshëm i kapitalit të bankës nëpërmjet një plani të plotë të propozuar të rritjes së kapitalit në një nivel afërsisht prej 3.9 miliardë euro. Raporti i kapitalit bazë i entit të kombinuar pritet të jetë 14% duke marrë në konsideratë planin e njoftuar të masave për kapitalin dhe ndikimin e iniciativës së sektorit privat.

Yannis Costopoulos, kryetar i Bordit Drejtues të “Alpha Bank” dhe kryetar i propozuar i grupit të ri tha se, “Në një kohë kur shpresohet se Greqia do të përjetojë shenjat e para të një rimëkëmbjeje nëpërmjet zbatimit të reformave dhe mbështetjen e partnerëve të saj europiane, banka e re do të synojë të kontribuojë për rifillimin e rritjes në Greqi dhe të lidhjes së vendit tonë me vendet fqinje në tregjet e Europës Juglindore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)