Aleanca Kosova e Re mbështetë hetimet për korrupsion

Prishtinë, 16 maj - Aleanca Kosova e Re mbështetë hetimet për korrupsion në të gjitha institucionet e Kosovës dhe kërkon efektshëmri dhe rezultate konkrete, në mënyrë që të opinioni të mos mbahet peng i dyshimeve se ka apo nuk ka korrupsion në Kosovë.
Shefit të Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli ka deklaruar se AKR konsideron se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë punën e tyre në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese karshi qytetarëve, ndërkaq organet e drejtësisë duhet të punojnë të pa ndikuara në ndriçimin e secilit nga rastet e dyshuara për korrupsion.
Raportet e Auditorit Gjeneral që nga viti 2004 e deri sot, sipas Makollit në vazhdimësi kanë gjetur parregullsi dhe keqpërdorime të buxhetit të Kosovës. AKR kërkon nga organet e drejtësisë ti marrë në konsiderim këto dëshmi dhe të dal me verdikte lidhur me këto fakte.
"Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me hetimet e EULEX duhet të shtrihen tek të gjitha Ministritë dhe Institucionet e tjera të dyshuara për korrupsion dhe keqpërdorime të vazhdueshme", ka thënë Makolli.
Ai me tutje ka thënë së AKR vlerëson se imazhi dhe kredibiliteti i Institucioneve Qeverisëse të Kosovës ka shënuar rënie të theksuar. Në rrethanat e krijuar, AKR, konsideron se zgjidhja e vetme për ti dhënë shtytje procesit të shtetndërtimit të Kosovës, janë zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen në fillim të vjeshtës. Kosova duhet të qeveriset nga një qeveri teknike, e cila duhet të përgatis vendin për zgjedhje të parakohshme.
Lidhur me bisedimet e paralajmëruara me Serbinë, AKR konsideron se, përderisa Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, është e nonsens të besohet se bisedimet do të jenë të karakterit teknik. Çdo nismë për të zgjidh probleme teknike, do të përfundoj në bisedime politike, për faktin se Serbia konteston ndërtimin e një relacioni të reciprocitetit shtetëror me Kosovën.
Nga ana e saj, Republika e Kosovës, sipas Makollit ka dhënë prova se është e gatshme të negociojë për çështje praktike por një vullnet ti tillë ka munguar nga ana e Serbisë, e cila e riaktualizon çdo herë çështjen e bisedimeve për të vënë sërish në pikëpyetje statusin e Kosovës. Rrjedhimisht AKR është kundër bisedimeve politike me Serbinë, por në të njëjtën kohë e gatshme që të bisedo për të gjitha çështjet praktike si dy shtete fqinjë.
"Nëse institucionet e Kosovës, pranojnë bisedime politike, kjo mund të çojë në ndryshimin e pakos së Ahtisarit, duke e prekur kështu edhe vet statusin e Kosovës. Prandaj AKR është kundër bisedimeve politke me Serbinë", ka theksuar Makolli.
Duke u bazuar në paralajmërimet e autoriteteve serbe, se në fund të këtij muaji do të mbahen zgjedhjet lokale serbe në komunat në Veri të Kosovës, AKR shpreh qëndrimin e saj se mbajta e këtyre zgjedhjeve paraqet:
- Shkelje të integritetit dhe sovranitetit të vendit,
- Sfidon implementimin e të ashtuquajturës strategji për Veriun, (e cila as që ka fillu që të implementohet),
- Inkurajon grupet ekstremiste serbe, në veçanti në veri të vendit se Kosova edhe më tutje është pjesë e Serbisë.-
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovë, që të përdorë të gjithë mekanizmat institucional demokratikë, për të ndaluar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe të mos mjaftohet vetëm me shpalljen e tyre të pavlefshme.