16 Maj 2024

Aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë pësoi rënie

Bruksel, 5 shtator - Aktiviteti në sektorin privat në zonën euro pësoi në muajin gusht një kontraktim më shumë nga sa ishte parashikuar dhe regjistroi muajin e shtatë radhazi në rënie, gjë që riforcon spektrin e një hyrjeje në recesion në tremujorin e tretë, theksoi sot kabineti \"Markit\", që publikon indeksin PMI.

Indeksi, i llogaritur nga Markit sipas drejtorëve të blerjeve në Evropë për matjen e aktivitetit të ndërmarrjeve, u regjistrua 46,3 pikë kundër 46,5 pikë në muajin korrik, sipas një vlerësimi të dytë.

\"Rënia e fortë e bizneseve të reja në sektorët industrialë dhe shërbimet, të kombinuara me ulje të efektivëve, nuk japin shpresa për një përmirësim të mundshëm të konjukturës ekonomike për një kohë të shkurtër\'\', theksoi Rob Dobson, ekonomist i \"Markit\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)