05 Maj 2024

Aksion për largimin e shitësve ambulant nga sipërfaqet publike

Mitrovicë, 3 qershor - Drejtoria  e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës, prej fillimit të muajit qershor të këtij viti ka filluar aksionin gjithëpërfshirës për largimin e të gjithë shitësve ambulant nga sipërfaqet publike, mandej largimin e produkteve ushqimore dhe tekstilit që ekspozohen para subjekteve ekonomike.

Drejtori i kësaj drejtorie, Lulzim Zeqiri, tha se ky aksion ka për qëllim futjen në treg të shitësve ambulant si dhe ruajtjen e shëndetit publik të konsumatorëve.
 
Ai tha se prej dje (1 qershor) poashtu kanë nisur edhe dy aksione të tjera nga kjo drejtori.

“Ka nisur largimi i kioskave afër lumit “Kej Lushta” dhe aksioni i ndërmarrë nga Inspektorati i Tregut, Policia e Kosovës – Njësia e Krimeve Ekonomike, Inspektorët e Ministrisë se Financave për verifikimin e dokumentacionit për lojërat e fatit”.

Drejtori Zeqiri, tha se gjatë këtyre aksioneve janë inspektuar 27 subjekte ekonomike (lojëra të fatit).

“Prej tyre 7 subjekte janë mbyllur nga Inspektorati i Tregut përkohësisht deri në eliminimin e parregullsive, pasi që nuk kanë pasur Lejen për biznes nga komuna”.

Ai tha se 5 subjekte janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorët e Ministrisë së Financave (Lojërat e fatit). “Aksioni ka filluar me datën 01.06.2011 nga ora 6 dhe ka zgjatur deri në orët e vona”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)