27 Prill 2024

AKP vendos kthimin e aseteve për 5 NSH të privatizuar

Prishtinë, 13 mars - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i mbledhur në një takim të veçantë ka shqyrtuar punën e komisionit të formuar për pesë ndërmarrjet e privatizuara me metodën Spin-Off special te të cilat janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të kontratës, në frymën e vendimit të datës 16 dhjetor 2011 për tërheqje të aksioneve dhe ekzekutim të këtij vendimi me datë 15 mars 2012.

Pas punës tre mujore të Komisionit dhe përpjekjeve për të gjetur ndonjë zgjidhje për ndërmarrjet e privatizuara me Spin-Off special, Bordi ka marrë vendime të miratuara në përputhje me progresin e arritur gjatë punës së Komisionit me blerësit e këtyre ndërmarrjeve.

Për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të spin-offit special dhe mosofrimit të ndonjë zgjidhje nga ana e blerësit për dalje nga situata në të cilët ndodhet ndërmarrja, Bordi vendosi që vendimi për kthimin e aksioneve të 16 dhjetorit të mbetet në fuqi për ndërmarrjen e re “XIM Strezovc” dhe i njëjti do të ekzekutohet me hyrjen në fuqi me datë 15 mars.

Gjithashtu, duke marrë parasysh se Komisioni për Spin-Offe speciale nuk ka pranuar ndonjë dëshmi bindëse nga ana e blerësit të ndërmarrjes së re “Hoteli Grand”, për përmbushje të zotimeve, Bordi i Drejtorëve ka vendosur që vendimi i datës 16 dhjetor për tërheqje të aksioneve të mbetet në fuqi, nëse blerësi më së largu deri më datë 14 mars nuk ofron dëshmi bindëse tek Komisioni për përmbushje të zotimeve.

Bordi aprovoi kërkesën e blerësit të ndërmarrjes së re “MIM Goleshi” për dhënie të hipotekës mbi asetet e ndërmarrjes kompanisë slloveno-kroate nën kushtet e përcaktuara nga AKP-ja dhe për rrjedhojë Bordi pezulloi vendimin e 16 dhjetorit për tërheqje të aksioneve, me kusht që kompania t’i pranoj kushtet e vëna.

Përsa i përket ndërmarrjes së re “Agrokosova”, Bordi vendosi që të AKP të kryej auditivin e dytë në lidhje me investimet nga ana e blerësit dhe më pas në mbledhjen e Bordit të datës 26 prill 2012 do të merret vendimi për lirim ose jo nga zotimi për investime, ndërsa nuk do të lirohet nga zotimi për punësim.

Ndërkaq për ndërmarrjen tjetër “IDGJ Tobacco”, Bordi pasi shqyrtoi punën e Komisionit dhe progresin e arritur gjatë bisedave me PWC, si administrator i ndërmarrjes në likuidim, vendosi që ta pezulloj vendimin e 16 dhjetorit deri në mbledhjen e ardhshme të datës 29 mars 2012, ndërkohë që Komisioni i formuar nga ana e Bordit të Drejtorëve do të punoj me PWC për të sqaruar investimet kapitale dhe ato në punësime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)