17 Maj 2024

AKP transferon afro 30 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - Për të shprehur respektin më të lartë dhe për të nderuar personalitetin, veprën dhe angazhimin e palodhshëm të kryetarit të ndjerë Dino Asanaj, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) e filloi mbledhjen e rregullt dhe me një minutë heshje.

Pasi që drejtorët e Bordit vlerësuan lartë vizionin e Asanaj dhe të arriturat nën udhëheqjen e tij, ata shprehën fuqishëm kërkesën për organet përkatëse që të shtjerrin të gjitha veprimet për të zbardhur rrethanat e humbjes së pakompensueshme të kryetarit në rrethana të panjohura dhe tragjike. 

Gjithashtu u theksua brengosja e trishtë që njerëz jokompetent tentojnë të nxjerrin përfundime të ngutshme për rastin.
 
Duke vazhduar vizionin e kryetarit, i cili me punë, vetëmohim dhe energji të jashtëzakonshme arriti t’i bind faktorët relevant për rëndësinë e hartimit dhe miratimit të ligjeve për privatizim, Bordi sot mori vendimin më të rëndësishme që nga ekzistenca e AKP-së.

Me këtë vendim u miratua transferimi  i afro 30 milionë euro në buxhetin e Kosovës të fondeve të mirëbesimit, mjete këto të mbetura nga procesi i likuidimit.

Në të njëjtën frymë, me qëllim të maksimalizimit të interesit u vendos që të fillojnë bisedimet me Ministrinë e Financave dhe me Bankën Qendrore të Kosovës për investime në letra me vlerë, procese këto që me këmbëngulje dhe në vazhdimësi i kërkonte kryetari.

Në mënyrë që Agjencia të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës, Bordi mori edhe vendime të tjera të rëndësishme të propozuara më parë nga kryetari i  bordit, si shpërndarja e mjeteve për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore, aprovimin e transaksioneve të Valës 55 të privatizimit dhe transaksionet e shitjeve përmes likuidimit nr. 14.

Agjencia ka pranuar raportet e fundit të auditimit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për Pasqyrat Financiare të AKP-së dhe Fondit të Privatizimit, duke u konfirmuar ligjshmëria në punën e AKP-së, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Auditori i Përgjithshëm ka dhënë opinion të pakualifikuar dhe opinion të pakualifikuar me theksim të çështjes për 20 % për punëtorët. Kjo dëshmon dhe vërteton se në mënyrë të qartë Bordi i Drejtorëve dhe Agjencia  me këmbëngulje zbatojnë rregullsi dhe transparencë të procesit të privatizimit, pa dashur të hyjë në debate me palë që për qëllim kanë mbrojtjen e interesit të vet personal, e jo interesin e Kosovës.

Në përmbyllje të mbledhjes, bordi i Drejtorëve edhe njëherë  u zotua se do të vazhdoj të punoj për të jetësuar vizionin e kryetarit për punë me ligjshmëri dhe ndershmëri për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)