16 Maj 2024

AKP shpërndan mbi 5.3 milionë euro për punëtorët e Sharrit

Prishtinë, 10 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e pjesshme të pjesës  20 % për punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “NSH PMN Sharr” nga  Han i Elezit.

Gjithsej 1563 punëtorë janë kualifikuar në listën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje dhe shuma që do t’u shpërndahet këtyre punëtorëve nga pjesa e 20 %-it është 5 milionë e 329 mijë e 461 €uro.

Agjencia këtë shumë të mjeteve e ka bartur në llogari të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ashtu siç është e përcaktuar ligjërisht mënyra e shpërndarjes së 20 % për punëtorët, ndërsa BSPK do të shpërndaj mjetet te secili punëtorë në llogari individuale.

Lista e punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “NSH PMN Sharr Han i Elezit” është ndër listat më të mëdha për nga numri i punëtorëve dhe për nga shuma e mjeteve që i shpërndahen punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara dhe paraqet sukses të veçantë për Agjencinë dhe motivim për stafin e AKP-së për punë dhe suksese të reja në të ardhmen.

Nga privatizimi i ndërmarrjes shoqërore “PMN Sharr”, Han i Elezit dhe i aseteve të kësaj ndërmarrje janë mbledhur gjithsej 41 milionë e 440 mijë €uro. Pjesë e kombinatit “NSH PMN Sharr” kanë qenë edhe ndërmarrjet shoqërore “Salloniti”, Han i Elezit; “FGG Lepenci”, Kaçanik; “Fabrika për përpunimin e Bllokave “Silkapor”, Kaçanik dhe Cimentorja po ashtu në Hani i Elezit

Punëtorëve të kualifikuar për të përfituar nga 20 % u takojnë 8 milionë e 288 mijë €uro. Pjesa e mbetur e fondeve do të shpërndahet nga Agjencia pasi që Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës të lëshoj Vendimin e formës së prerë lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e mundshme ndaj listës aktuale të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Këtë vit AKP ka shënuar progres të theksuar në shqyrtimin e listave të punëtorëve dhe në publikimin e këtyre listave në të mirë të punëtorëve, duke arritur deri më tani të publikoj 30 lista fillestare dhe 43 lista përfundimtare të punëtorëve.

Në total deri më tani Agjencia ka shpërndarë mbi 60 milionë euro nga pjesa e 20 %, kurse kanë përfituar 31 mijë e 195  (ish) punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)