29 Prill 2024

AKP miraton listat e 7 NSH-ve për ndarjen e 20 për qind-shit

Prishtinë, 18 maj - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit përfundoi mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën u diskutua për një numër të çështjeve që ndërlidhen me mbarëvajtjen e procesit të punës së kësaj agjencie.

Në vazhdën e implementimit të strategjisë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit për punëtorët e kualifikueshëm nga mjetet e mbledhura prej privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi i Drejtorëve miratoi listat e punëtorëve të shqyrtuar nga Komisioni përkatës për shpërndarjen e pjesshme të shumës së 20% punëtorëve të kualifikueshëm të shtatë ndërmarrjeve shoqërore.

Për Ndërmarrjen Shoqërore (NSH) “Elan-”, Prizren; për NSH “Flamme-ing”, Prizren; për NSH “KB Tankosiq”, Gjilan; për NSH “Dardania”, Pejë; për NSH “Agrokultura”, Mitrovicë, për NSH “Lavra”, Pejë dhe për NSH “KB Runiku”, Mitrovicë.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi situatën e krijuar në disa ndërmarrje shoqërore të privatizuara me metodën spin-off special, e të cilat akoma nuk i kanë përmbushur obligimet kontraktuese. Bordi, së bashku me menaxhmentin e Agjencisë, brenda një periudhe 2 mujore do të takohen me blerësit e ndërmarrjeve shoqërore dhe do të shikojnë mundësitë se a mundet dhe si mundet të krijohen kushte për përmbushjen e zotimeve nga ana e blerësve dhe realizimin e kontratës së privatizimit.

Bordi i Drejtorëve diskutoi edhe për procesin e filluar të ndryshimeve legjislative që lidhen me punën e Agjencisë së Privatizimit, për çka tashmë ekzistojnë grupet punuese. Bordi shprehu kënaqësinë me punën e bërë gjerë më tani, me bindjen se me hyrjen në fuqi të Ligjeve të reja dhe zëvendësimin e Rregulloreve të UNMIK-ut si dhe me amandamentimin e Ligjit të AKP-së nr. 03/L-067 nga ana e Kuvendit të Kosovës do të lehtësohen dhe përshpejtohen të gjitha proceset që i zhvillon Agjencia në të mirë të ekonomisë së Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)