27 Prill 2024

AKP, Mbi 1400 punëtorë përfitojnë mbi 2.5 milionëeuro

Prishtinë, 8 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) gjatë ditëve në vijim do të shpërndajë shumën prej 2,576,049 euro për 1415 punëtorë të 16 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara më parë.

Pas kalimit të afateve ligjore për ankesa në Agjenci dhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, AKP, në përputhje me procedurat ligjore, ka arritur që të bëjë kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm të listave të punëtorëve që përfitojnë nga shuma 20 % për 16 ndërmarrjet shoqërore në vijim: Vinex Viti”; “Dubrava Istog”; “1 Maj Rahovec”; “Koritnik Prizren’; “Kosovashped”; “NT Deçani Deçan”; “Lav. Blegtori”; Metal Holding”; “Ndërtimtari Pr”; “Letnica Gjilan”; “Sham Drita Gjilan”; “KB Liria Bardhosh”; “Klinapremix”; NBI Rahoveci”; “Erozioni Pejë” dhe për ndërmarrjen shoqërore “Fabrika e Ushqimit të Kafshëve”.

Shpërndarja e kësaj shume dëshmon përkushtimin e Bordit të Drejtorëve dhe menaxhmentit të AKP-së për të përshpejtuar këtë proces dhe për të përfunduar listat e mbetura të pashpërndara nga e periudha e kaluar, në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve për shpërndarje të pjesshme të miratuar në fillim të vitit 2010.

AKP rikujton punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë privatizuar, se është e përkushtuar për shpërndarjen sa më të shpejtë të mjeteve të 20%-it dhe shpërndarja e këtyre mjeteve është një ndër prioritetet kryesore të AKP-së.

AKP deri më tani ka bërë shpërndarjen e mjeteve 20 % që u takojnë punëtorëve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në shumën 42 milionë euro, prej të cilave 15.6 milionë euro janë shpërndarë në kohën e ish Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (ish AKM), e cila ka operuar nga viti 2002 deri në 2008, ndërsa mbi 26 milionë euro janë shpërndarë nga ana e AKP-së, e cila u themelua në muajin gusht të vitit 2008. Vetëm gjatë këtij gjysmë viti 2011 AKP ka arritur që të shpërndajë shumën 8.444.182 euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)