10 Maj 2024

AKP aprovon listat për shpërndarje të 20 % për 4 ndërmarrje

Prishtinë, 28 shkurt - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbajti takimin e radhës ku u morën vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 % për ndërmarrjen shoqërore (NSh) “Shah Meto Bajraktari”, Mitrovicë; për NSh “Ekonomia e Pyjeve”, Vushtrri dhe për NSh “Liria”, Prizren.

Gjatë këtij takimi Bordi i Drejtorëve i AKP-së ka aprovuar propozimin për krijimin e një Komisioni për Shitjen e Banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore, sipas Ligjit nr. 04/L-061 të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Poashtu, Bordi ka diskutuar dhe ka miratuar një Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë për Tregti dhe Industri, sipas të cilës Agjencia për Promovimin e Investimeve, e cila vepron në kuadër të kësaj Ministrie do të ofrojë ndihmë në promovimin në tregun ndërkombëtar të tenderëve të NSH-ve dhe aseteve të tyre të shpallura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Përsa i përket situatës në pesë ndërmarrjet shoqërore të privatizuara me metodën spin-off special, ku janë konstatuar shkelje më të rënda të zotimeve, Bordi i Drejtorëve u informua nga Grupi Punues i formuar për këtë çështje me progresin e arritur gjatë takimeve me poseduesit e kontratave të këtyre ndërmarrjeve.

Bordi do të takohet me datë 12 mars 2012 për të parë arritjet në përmbushjen e zotimeve dhe në raste të tilla do të merr veprime të duhura.

Për ndërmarrjen shoqërore “Boksitet e Kosovës”, e cila në mbledhjen e kaluar ishte vendosur nën administrim direkt, në takimin e sotshëm Bordi aprovoi një Bord të përkohshëm menaxhues në këtë ndërmarrje me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së aseteve dhe pasurisë së saj.

Në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe Raportin vjetor të AKP-së për vitin 2012. Poashtu, Bordi ka anuluar të gjitha llotet për shitjen e mbetjeve industriale të proceseve teknologjike në kompleks industrial Trepça.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)