03 Maj 2024

AKP aprovoi të gjitha listat e punëtorëve për 20 për qind

Prishtinë, 24 tetor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti takimin e radhës ku u morën vendime për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit.

E arritur e veçantë u cilësua përfundimi i aprovimit të listave fillestare për shpërndarjen e pjesshme 20% të punëtorëve për ndërmarrjet tanimë të privatizuara.

Me vendimin e sotëm të Bordit, AKP ka arritur që deri më tani të aprovoj të gjithë 160 listat e publikuara më parë të ndërmarrjeve shoqërore, që është një arritje e jashtëzakonshme për Agjencinë, në të mirë të punëtorëve të NSH-ve të privatizuara.
 
Kështu, Bordi aprovoi për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 % për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore: “Kombinati i Lëkurë Këpucëve”, Pejë; “Gërmia”, Prishtinë; “Morava e Binqës”, Gjilan; “BEC”, Gjakovë; “Mirusha”, Malishevë; “IMK Industria Metalike e Kosovës-Fabrika e Gypave”, Ferizaj dhe NSH “Agimi”, Gjakovë.

Gjatë kësaj mbledhje, drejtorët e Bordit e shqyrtuan kërkesën e Kryetarit të Bordit për dorëheqjen, të paraqitur mbledhjen paraprake. Pasi që anëtarët e Bordit vlerësuan lartë të arriturat e deritashme të AKP-së nën udhëheqjen e Dino Asanaj, nga ky i fundit u kërkua që të vazhdoj ushtrimin e detyrës edhe më tutje.

Anëtarët e bordit shprehën kënaqësinë që Asanaj pranoi kërkesën e tyre dhe u zotua për përkushtim të lartë për të mirën e vendit. 

Gjatë këtij takimi, Bordi aprovoi për dorëzim edhe Raportin Tremujor për Kuvendin e Kosovës për periudhën korrik–gusht-shtator, në kuadër të raportimeve të rregullta periodike të AKP-së në Kuvendin e Kosovës.

Poashtu Bordi ka aprovuar transaksionet e shitjeve përmes metodës së likuidimit nr. 9, ndërsa ka diskutuar edhe për ndërmarrjet shoqërore të privatizuara me metodën spin-off special, ku blerësit akoma nuk i kanë përmbushur zotimet përsa i përket investimeve dhe punësimeve.

Bordi vendosi që të merr në konsideratë planet dhe kërkesat  e reja të sjellura nga ana e blerësve si dhe propozimet e reja të tyre dhe në takimet e ardhshme do të shqyrtohen dhe do të merren vendime në përputhje me gjendjen e re të krijuar në këto ndërmarrje me rëndësi për ekonominë e Kosovës.
 
 AKP është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)