15 Maj 2024

AKK shkel Ligjin e Prokurimit

Prishtinë, 31 gusht - E krijuar për të parandaluar dhe luftuar dukurinë e korrupsionit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin për sigurimin fizik të objekteve të saja.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që tenderi i iniciuar nga AKK-ja të anulohet, pasi është vërtetuar se dosja e tenderit e hartuar nga kjo agjenci nuk ka qenë në harmoni me Ligjin e Prokurimit.

“Gjatë seancës dëgjimore paneli shqyrtues vërtetoi se AKK-ja në dosjen e tenderit në pjesën C - Lista e çmimeve në veçanti në kolonën çmimi për njësi nuk është në pajtim me dispozitat e nenit 27.28 të LPP-së dhe nenit 26 të Rregullores mbi prokurimin publik”, thuhet në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, shkruan koha ditore.

Ky vendim i panelit shqyrtues ka ardhur pas konstatimeve të ekspertit shqyrtues se Agjencia Kundër Korrupsionit nuk e ka përgatitur dosjen e tenderit në harmoni me Ligjin e Prokurimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)