30 Prill 2024

AKK kërkon liberalizimin e tregut bankar

Prishtinë, 15 shtator - Sot, Autoriteti i Konkurrencës se Kosovës (AKK), organizoj një tryezë pune me temën “Analiza e konkurrencës se bankave dhe puna ne sektorin bankar te Kosovës.

Në ketë tryezë pune AKK prezantoj analizen e  monitorimit te performances se bankave komerciale dhe sistemit bankar ne pergjithesi si dhe pas debatit te zhvilluar nga palet ne tryeze dha rekomandime me qellim te implementimit te politikave konkurruese bankare ne tregun financiar te Kosoves.

Sipas rekomandimit duhet të bëhet liberalizimi i tregut bankar përmes licencimit të bankave të reja, përkatësisht duhet të rritet numri i bankave që operojnë në Kosovë.

Mungesa e transparencës, e paraqitur më qartë përmes pamundësisë së konsumatorëve për të krahasuar në mënyrë efikase shërbimet e ofruara nga Bankat sipas AKK-se ka kontribuar në një nivel të ulët të mundësive të konsumatorëve për të lëvizur.

Këto rrethana i krijojnë mundësinë ofruesve të rrisin çmimet mbi nivelin konkurrues të tregut pa humbur pjesë tregu.

Për më tepër procesi i ndërrimit të Bankës është për konsumatorin një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe zakonisht kërkon kohë.

Po ashtu AKK ka vleresuar se edhe mungesa e informimit të klientin e detyron atë të ngelet i “bllokuar” në një bankë të caktuar dhe “kostot e tranferimit ” për te të jenë më të larta.

‘Një proces interaktiv i letrave me vlerë të Qeverisë dhe fondeve të kursimit, agjencive të sigurimit, do të luante një rol të rëndësishëm në zbutjen e pozitës dominuese të Bankave komerciale në këtë treg.”

Kjo sipas AKK-se krijon konkurrencë dhe presion për më shumë transparencë dhe informacion.  Mungesa e Ligjit për Letrat me vlerë si dhe nxjerrja e tij do të duhet të bëhet  menjëherë në mënyrë që të hapet rruga për funksionin e tregut të letrave me vlerë, me çka do të rritej hapësira e investimeve kapitale.

AKK ka rekomanduar si të nevojshme që normat efektive të kamatave të jenë më transparente dhe  reale si dhe te dihet si bëhet përcaktimi i çmimit të kredisë (si për kredi me kamate fikse ashtu edhe për ato me normë variabile), njëkohësisht, përcaktimi i shpenzimeve administrative që e ngarkojnë çmimin e kredisë të jetë më transparent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)