25 Prill 2024

AKB, Raporti i Martyt sulm ndaj investimeve të huaja në Kosovë

Prishtinë, 22 dhjetor - Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) dhe anëtarësia e saj kanë reaguar ndaj raportit të Dik Martit, si sulm ndaj investimeve të huaja në Kosovë dhe raport që ka fyer gjithë kombin shqiptar, NATO-n dhe botën demokratike që ishin në mbështetje të luftës sonë çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, gjatë një konference të mërkurën, ka thënë se akuzat e Martit janë një mesazh të keq për investitorët, duke i frikuar ata që mos të vijnë të investojnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se raporti i Martit, ka fyer gjithë kombin shqiptar, NATO-n dhe botën demokratike që ishin në mbështetje të luftës sonë çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nga mediat se AKB-ja a ka pas kontakte me organizatat biznesore nëpër vende të ndryshme për të sqaruar këtë situatë, Shahini ka thënë se janë zhvilluar biseda me disa vende për të sqaruar këtë situatë.

Shahini ka theksuar se AKB-ja do të dërgojë edhe një notë proteste në Ambasadën zvicerane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)