29 Prill 2024

AKB-ja përmbylli projektin “Berza e Punësimit Kosova 2012

Prishtinë, 31 maj - Është përmbyllur projekti "Berza e Punësimit Kosova 2012" i  inicuar e realizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Sllogni i këtij projekti ishte “Eja Informohu, Regjistrohu , Trajnohu. Eja Punësohu” dhe rezultate e saj do të shihen në ditët në vazhdim. 

Prishtina ishte destinacioni fundit i realizmit të këtij projekti në të cilin morrën pjesë mbi 70 kompani dhe qindra të interesuar për t’u punësuar.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosoare të Bisnezeve, tha se janë mbledhur këtu në kryqyetet me qëllim të punësimit dhe mbledjes së informacioneve për papunësinë.  Maratona “Berza e Punësimit ka nisur nga viti 2009 dhe është mbështetur nga Ministria e Punës dhe se janë shënuar rezultate shumë të mira. Ky projekt tradicional  dhe kapacitet janë shtuar nga vit në vit. Në këtë eveniment në Prishtinë marrin pjesë 75 kompani të ndryshme e të cilat do të punësojnë dhjetra qytetarë.

“Përpjekjet tona për punësim nuk do të ndalen,  ato do të vazhdojnë gjatë tërë vitit, ku do të nxisim jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët të punësohen.  “Berza e Punësimit Kosova 2012”, ka një rëndësi të veçantë sepse po realizohet në kuadërtë 100 vjetorit të Pavrësisë së Shqipërisë. Sllogani “Eja Informohu, Regjistrohu , Trajnohu. Eja Punësohu”, tashmë është bërë tradicional”, tha Agim Shahini.

Kryetari Aleancës Kosovare të Bizneseve, u uroi ta interesuarve punësime dhe se projektet e punësimit do të vazhdojnë. Ai trgeoi se aktiviteti tradicional ka nisur nga 17 maji nga Prizreni në Gjakovë, Ferizaj, Graçanicë dhe po përmbyllet në Ptrishtinë.

Shahini shtoi se  pas grumbullimit të iformacioneve do të dali edhe me rezultate konkrete.

Behxhe  Gaxhiqi, zyrtar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Socaile, I falnëderoi bizneset  qëpo punësojnë qytetarët e papunë. Ai shtoi se është ky vitit I katërt që MPMS-ja mbëhtet këtë projek të punësimit të inicuar nga AKB-ja për uljen e shkallës së papunësisë.

“Projekte të punësimit do të mbështeten, sepse ndikojnë  drejpërdrjet në punësime dhe se rezultatet do të jenë pozitie. Kërkojmë nga bizneset që të punëosjnë të papunët sidomos të rinjtë”, tha zyrtari nga Ministria e Punës.të panishmit kërkuan nga bizneset që të hapin zemrat e të punësojnë të papunët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)