28 Prill 2024

AKB ftohet në konferencën për promovimin e ndërrmarrjeve

Prishtinë, 2 shtator - ALeanca Kosovare e Biznesit (AKB) shprehe falënderimin dhe kënaqesin me rastin e marrjes së ftesës nga - Qendra Ndërkombëtare për Promovimin e Ndërrmarrjeve (ICPE) që është organizatë ndërqeveritare e financuar dhe suportuar nga OKB-ja me seli në Lubjane.

AKB-ja është e vetmja përfaqësuese e ftuar nga Kosova në këtë konference ndërkombëtarë.

 Konferenca është i Nivelit të Lartë të Autoriteteve Shtetërore me titull: “Shteti si pronar - Politika e pronësisë, ekzekutimi i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko-privat\".

Ky takim do të mbahet nën patronatin e Ministrisë së Financave të Republikës së Sllovenisë në kryeqytetin Ljubljanë me datë: 05 dhe 06 shtator.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i avantazheve dhe disavantazheve të çdo sistemi të organizimit të pronësisë shtetërore që është duke u përdorur dhe për të shkëmbyer mendimet dhe praktikat më të mira mes shteteve te ndryshme. Në këtë takim do të marrinë pjesë përfaqësues të mbi 35 shteteve të ndryshme të botës rrethe 200 delegate.

Pavarësisht nga valët e privatizimit në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë dhe dymita, ndërmarrjet publike mbeten prodhues i rëndësishëm i mallrave dhe shërbimeve në mbarë botën, kohët e fundit  u bë një nga drejtuesit kryesorë të rritjes së ekonomive në zhvillim të tregut global \".

Shembuj të shumtë të ndërmarrjeve të sektorit publik  në vitet e me hershme te cilat  vepron me sukses në tregjet globale konkurruese në mënyrë të qartë tregojnë se ndërmarrjet e sektorit publik mund të ofrojne shërbime cilsore dhe te  rrisin  interesat  private për te kalua  në pronësi të tyre, nëse ata janë të qeverisur siç duhet dhe kane ndikua ne rritje ekonomike.

 Megjithatë, në shumë vende ndërmarrjet e sektorit publik  ende vuajnë nga qeverisja joadekuate që rezulton në humbjen keq menaxhim, jo-transparente dhe jo efikasitet  e qe kjo po vërtetohet ne disa kompani edhe ne kosove.

Prandaj, ekziston marrëveshje e përgjithshme ndërmjet politikave dhe të gjithë aktorëve të tjerë se reformat për të krijuar shërbime me fitimprurës i ndërmarrjeve të sektorit publik  duhet të zbatohet sa me shpejte.

Gjatë dekadës së fundit, reforma e ndërmarrjeve të sektorit publik në drejtim të përmirësimit të aktiviteteve  të tyre ishte objekt i diskutimeve të gjerë, ndërmarrjet sektorit publik    përballen me çështjet e veçanta të qeverisjes që i bëjnë ato më të vështirë për të reformuar sesa sektori privat.

Ndryshe nga ndërmarrjet private, e cila objektivi kryesor është maksimizimi i fitimit dhe vlera ekonomike e shtuar,ka perceptimet  ndryshme për një ndërmarrje publike ne kosove e me gjer.

Modeli i pronësisë shtetërore apo shoqërore  është kritikuar shpesh për shkak të rolit të dyfishtë të ministrive.

Megjithatë, diversiteti në menaxhimin dhe modelet e pronësisë  mbesin ne vendeve te ndryshme në mbarë botën, çdo vend ka zhvilluar modelin e vet të pronësisë,bota mbete  në kërkim për modelin e  pronësisë shtetërore në pronësi efektive private, e cila do të siguroj ne arritje me dy objektivave punësim dhe investime te qëndrueshëm e ne fakte politikat e privatizimit ne Kosovë nuk i kane pasur këto objektiva me prioritet dhe vazhdojnë te mbesin te tilla..

Në mënyrë që të jep kontribut në diskutime të mëtejshme mbi reformat në sektorin publik, ICPE inicion këtë takim të autoriteteve të pronësisë shtetërore dhe private.

Se përvojat e fundit me borxh krizat e BE tregojnë se politika duhen ndryshuar  dhe se zgjedhjen  me te mire nuk e kemi ber e qe tani duhet ndryshuar ne  sisteme e  politike ekonomike, gjithashtu besohet  se përtej disa rekomandime të përgjithshme mbi qeverisjes e ndërmarrjeve të sektorit publik  dhe zbatimi i suksesshëm i reformave duke marrë parasysh specifikat kombëtare të çdo vend munde te këtë suksese.

Prandaj ne konsiderojmë se pjesëmarrja ne këtë konferencë ndërkombëtare  është një shanse e mire për   shkëmbimi e  përvojave për përmirësimin më të shpejtë te statutit te ndërmarrjeve publike ne Kosovë.

Në këtë drejtim, kemi konsideruar se presioni publik mbi autoritetet e qeverisjes mund të jetë një mjet i përshtatshëm për të rritur efikasitetin e ushtrimit të të drejtave të pronësisë shtetërore dhe se dialogut publik-privat në këtë kontekst është gjithashtu temë shumë e rëndësishme për të diskutuar.

Pjesëmarrësit në takim do të jenë përfaqësues nga ministritë, organizatat qeveritare dhe agjencive përgjegjëse për qeverisjen e ndërmarrjeve publike apo shtetërore dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe. Pjesëmarrësit pritet të paraqesin sistemet e vendeve të tyre të organizimit të funksionit pronësi të shtetit.

Delegacioni i AKB-se do te ketë takime se paku me përfaqësuesit e 15 shtete  te ndryshme te botes te EU,AZISE,AFRIKES,Amerikës latine dhe Ballkanit.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)