08 Maj 2024

AKB: Ekonomia e Kosovës sërish nuk ka progres

Prishtinë, 24 tetor - Raporti i progresit duket se vuri në dukje disa elementë ekonomikë që kanë stagnuar, ashtu siç është bërë e ditur më parë edhe nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

“AKB-ja, jo rrallë herë ka bërë thirrje për strategji më të mira ekonomike si dhe fokusim në zhvillimin e sektorit privat si dhe thithjen e investimeve të huaja sidomos në prodhim”, tha kryetari Agim Shahini gjatë një konference për media me temën për Raportin e Progresit, Pakon Fiskale të MEF-it dhe raportin e Bankës Botërore për bërje t ë biznesit.

Sipas tij këto kërkesa të bërë nga AKB-ja, duket se janë marrë parasysh dhe janë vlerësuar si kritere për një ekonomi të qëndrueshme edhe nga hartuesit e Raportit të Progresit.

“Progresi ekonomik sërish nuk është progres, pasi ashtu siç vihet në pah edhe në raport, politikat jo shumë favorizuese fiskale dhe mungesa e investimeve dhe stimulimit bëjnë që biznesi vendor në Kosovë të mos shohë një zhvillim të kënaqshëm”, tha kryetari i AKB-së.

Agim Shahini, shton se pasqyrimi i të arriturave ekonomike, duket se është vetëm një hallkë më e fortë e sistemit tatimor. Me këtë theksojnë shtimin e numrit të bizneseve që janë regjistruar, si dhe shtimin e numrit të bizneseve që pajisen me numrat fiskalë.

Ai shton se por ndërsa bizneset po pranojnë rregullat e shtetit, ashtu siç realisht duhet bërë, shteti duhet të bëjë edhe më shumë ndaj tatimpagueseve të vetë. Kjo vihet në dukje edhe nga raporti i progresit. Aty thuhet qartazi ajo që e ka thënë disa herë me këmbëngulje AKB-ja.

Agim Shahini, tha se  janë ndërmarrjet e mëdha shtetërore si KEK-u që po dëmtojnë biznesin. Është pikërisht Korporata  Elektro Energjitike e Kosovës ajo që ceket edhe në raport progresin si një pengesë për bizneset vendore në Kosovë, për shkak të furnizimit të dobët me energji elektrike, si dhe mungesës së energjisë në shumicën e rasteve.

 Eksporti dhe zhvillimi i prodhimit vendor, në raportin e progresit ceken në mënyrë të qartë se janë në nivele të pakënaqshme për shkak të disa problemeve.

“Ndër problemet kryesore janë vendosur, mungesa e sundimit të ligjit, dobësitë në furnizimin me energji elektrike, korrupsioni, politikat Ad Hoc dhe konkurrenca jolojale vazhdojnë të dëmtojnë bizneset vendore”, tha kreu i AKB-së.

 Sipas tij gjithsesi mbetet për tu lavdëruar sektori privat në Kosovë, i cili sipas raportit ka arritur të shtojë eksportin kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian përkundër heqjes se preferencave tregtare nga BE-ja nga janari i këtij viti.

“Por nëse flasim për strategji të zhvillimit dhe në termat makro- ekonomikë të vendit atëherë shohim se raporti konsideron që ekonomia e Kosovës është ende e dobët dhe vuan pasojat e vendimeve  dhe rregullave jo të mira për të bërë biznes në Kosovë, këtë e vërteton edhe raporti i BB-së”, tha Agim Shahini.

Ai më tej shton se në këtë raport shihet qartazi se për një ekonomi që tenton t’i  përafrohet standarteve të bashkimit evropian duhen bërë disa ndërhyrje.

Kreu i AKB-së kërkoi që duhet pasur më shumë mbikëqyrje mbi inflacionin, i cili shumë shpesh po kap shifra të larta.

Shahini ka thënë së duhet implementuar strategjia për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit privat, si mundësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

\"Duhet krijuar një lidhje e fortë mes sistemit arsimor dhe bizneseve për të plotësuar nevojat e tregut të punës me kuadrot që nevojiten. Duhet mbajtur një kontroll më i rreptë mbi abuzuesit që në emër të disa institucioneve kërkojnë ryshfete nga bizneset dhe stimulojnë korrupsionin.\"

Po ashtu sipas Shahinit duhet krijuar lehtësi në furnizimin me energji elektrike, pasi rrjeti i dobët dhe ndërprerjet e rrymës elektrike po shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike si dhe po trembin çdo investitor të huaj. Edhe pse janë bërë disa lehtësi më të mëdha për investitorët e huaj, duhet një strategji e mirëfilltë për të thithur kapitalet e huaja në Kosovë.

Krijimi i një burse ekonomike në Kosovë sipas tij nuk duhet parë më si një luks, por si një domosdoshmëri për të vendosur balanca ekonomikë në vend. Duhen ndalur praktikat e hartimit t   ë politikave Ad Hoc dhe duhen zhvilluar politika që përfaqësojnë dhe i japin mbështetje bizneseve vendore.

“Këto pika janë tepër të rëndësishme për të pasur një ekonomi më të zhvilluar në vendin tonë dhe për t’iu përafruar standardeve të BE-së, vendit të cilit Kosova aspiron ti bashkohet sa më parë të mundet”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Agim Shahini, u shpreh se nuk duhet harruar se integrimi i një vendi nuk nis me politikë, por me politikat ekonomike së pari, andaj duhet parë me prioritet çdo sugjerim i bërë në raport progresin e 2011 dhe tu jepet zgjidhje problemeve që po shkaktojnë këtë ngulfatje të ekonomisë së Kosovës.

Po ashtu Enxhat Hasani, kryesues i Departamentit për politika fiskale në AKB-ë dha disa vlerësime pozitive pë pakon e re fiskale, por dha edhe disa vërejtje ndaj institucioneve relevante.

Ndërsa për raportin e Bankës Botërore foli Qemajl Smajli, i cili tha se janë tre indikatorë që e rangojnë vendin tonë keqë siç janë mbrojtja e investitorëve, zgjidhja e çështjes së lejeve të ndërtimit dhe nisja e një biznesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)