17 Maj 2024

AAK: Projektbuxheti i 2012-ës është buxhet i varfërisë

Prishtinë, 4 nëntor - Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) ka vlerësuar së projektbuxheti i 2012-ës është buxhet i varfërisë, buxhet shpenzues,që nuk garanton nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe që bazohet në të hyra të pasigurta.

Kryesuesi i departamentit për ekonomi dhe financa i AAK-së, Haki Shatri, tha se të hyrat e parashikuara nga Dogana dhe Administrata tatimore për vitin e ardhshëm mund të realizohen.

Por mbulimi i deficitit të projektuar prej 178 milionë eurosh dhe krijimi i rezervave të domosdoshme shtetërore, sipas tij, janë të pasigurta dhe potencialisht të parealizueshme. Ai ngriti shqetësime edhe rreth të hyrave nga shitja e aseteve si PTK-ja, kredia nga FMN-ja dhe huazimi i brendshëm.

“Ky buxhet me këto shifra, nuk është buxhet zhvillimor dhe as i mirëqenies sociale. Ky buxhet mund të emërtohet i varfërisë, pra e konservon gjendjen aktuale në ekonominë dhe gjendjen sociale të qytetarëve”, tha Shatri.

Sipas tij, rritja e pagave prej 5 për qind, mallrave dhe shërbimeve prej 6 për qind dhe fondit të transfereve sociale prej 3 për qind, realisht do ta humbin vlerën e vet karshi inflacionit të lartë.

Ai paraqiti vërejtje edhe rreth kategorisë së investimeve kapitale, që për vitin 2012 kapin shifrën 616 milionë euro.

Sipas tij shumë projekte që është dashur të realizohen këtë vit janë shtyrë për vitin tjetër, prandaj vëllimi real i investimeve të reja në vitin 2012 nuk është 616 milionë, por më i vogël për 150 deri në 200 milionë euro.

“Shqetësimet tona janë se ky buxhet nuk siguron zgjidhjen e problemeve por vetëm ekzistencën dhe funksionimin e institucioneve”, deklaroi Shatri.

Shatri, theksoi se nëse nuk eliminohen disa shkelje të rregullave gjatë hartimit të këtij dokumenti, të cilat do t’i diskutojnë edhe në komisionin për buxhet dhe financa, ata theksuan se nuk do ta përkrahin miratimin e tij në Kuvend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)