15 Maj 2024

14.4 për qind e italianëve, të varfër

Romë, 28 janar - Banka e Italisë ka berë te ditura të dhenat e nje raporti mbi buxhetin e familjeve italiane gjate vitit 2010.

Gjate ketij viti gati nje e treta e familjeve i konsiderojne te ardhurat te pamjaftueshme per te mbuluar shpenzimet dhe eshte regjistruar nje renie reale e te ardhurave individuale prej 0,6% ne krahasim me 2008.

Raporti i Bankes pervijon nje situate shqetesuese: gati nje e treta e familjeve ka borxhe, per nje shume mesatare prej gati 43 mije eurosh. Ndersa nga ana tjeter vetem 10% e familjeve me te pasura ne Itali kane 45,9% te pasurise neto.

Nga dokumenti del se 14.4% e italianeve rezultojne te varfer, me nje rritje prej gati nje pike perqindjeje ne krahasim me 2008. Konsiderohen te varfer personat qe kane te ardhura me pak se gjysma e mesatares. Kjo kuote te varferish rritet ndjeshem, duke arritur mbi 40%, mes te huajve me banim ne Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)