13 Maj 2024

1 milion euro për promovimin e Kosovës në CNN

Prishtinë, 8 shkurt - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar një sërë propozim-vendime, midis të cilëve edhe atë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 1 milion euro për promovimin e Kosovës tek investitorët e huaj, në Agjencinë e lajmeve CNN.

Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 1 milion eurove për realizimin e marrëveshjes në mes të MTI-së dhe Agjencisë së lajmeve CNN, e cila ka për qëllim promovimin e potencialeve të vendit tonë para investitorëve të huaj, është miratuar me shumicë votash.

Për këtë ka dhënë arsyetimin ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se kjo kampanjë do të filloj më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Viteve të fundit, Kosova ka ndërmarrë një numër të kampanjave promovuese. Pa marrë parasysh, këto kanë rezultuar me nevojën për vazhdimin e promovimit qoftë në nivelin politik, qoftë në atë të investimeve. Do të ketë për qëllim promovimin e potencialeve investive të Kosovës. Kjo kampanjë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë. Lidhur me këtë janë bërë edhe koordinimet e nevojshme me Ministrin e Financave”, ka thënë Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, ministri i financave, Bedri Hamza ka thënë se mjetet që nevojiten për financimin e këtij projekti do të sigurohen nga rezerva e Qeverisë dhe një pjesë e tyre nga MTI.

Nga ana tjetër ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka ofruar sqarime rreth raportit të Komisioni Evropian, i cili ka nxjerrë tokën e Kosovës si tokë të helmuar. Sipas tij, këtu nuk ka asnjë lloj paniku, duke shtuar se prodhimet e vendit janë cilësore, të sigurta dhe të shëndetshme.

Ndryshe, në rend të ditës, është miratuar edhe propozim-vendimi për fillimin e përgatitjeve për shpronësimin e patundshmërive të nevojshme për projektin e Brezovicës.

Po ashtu, është miratuar propozim-vendimi për emërimin e dy anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare të Pronës. Bëhet fjalë për Ejup Krasniqin dhe Smajl Osdautajn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)