03 Maj 2024

Zarif Farid emërohet shef i misionit të OKB-së në Kosovë

New York, 12 tetor - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara atje.

Zarif zëvendëson diplomatin italian Lamberto Zannierin, i cili drejtoi misionin e OKB deri në qershor.

Një deklaratë e OKB-së tha se Zarif sjell \"përvojë të gjerë në, çështjet diplomatike ndërkombëtare dhe OKB-së,\" ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda dhe jashtë Afganistanit, përfshirë këtu si ambasador i Afganistanit në OKB 1981-1987.

Zarif u bashkua me OKB-në vitin 1993 dhe ka shërbyer në selinë e OKB-së në Nju Jork, si dhe në operacionet e saj, politike, humanitare dhe paqeruajtëse në Eritrea, Liberi, Afrikë të Jugut, Irak dhe Sudan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)