28 Mars 2024

Zanier e cilëson Kosovën republikë të re ballkanike

Romë, 26 nëntor - Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lammberto Zanier, deklaroi mbrëmë para Këshillit për politikë të jashtme të Senatit italian, se pas zhvillimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë pret një stabilitet në këtë hapësirë.

“Stabiliteti është i nevojshëm për hapat e mëtejshëm për procesin e dialogut me Beogradin, i cili nuk e njeh pavarësinë dhe e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet. Kjo republikë e re ballkanike edhe më tutje ballafaqohet me problemin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, veçmas në zonën e Mitrovicës”, deklaroi Zanier, duke iu drejtuar Këshillit për politikë të jashtme të Senatit italian.

Shefi i UNMIK-ut tha se Kosova duhet të mbetet multietnike, duke vlerësuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të kalojnë pa tensione ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha etnike.

“E kuptoj apelin e Beogradit drejtuar komunitetit serb për të bojkotuar zgjedhjet, por shoh edhe disa përfaqësues serbë nga Kosova, të cilët kanë vendosur të dalin në zgjedhje me qëllim që të pengojnë margjinalizimin e tyre nga procesi i vendosjes në nivel lokal”, theksoi Zanier. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)