19 Prill 2024

WikiLeaks: Rusia shtet mafioz

Madrid, 2 dhjetor - Autoritetet ruse dhe krimi i organizuar kanë lidhje të ngushta mësohet në një nga dokumentat e WikiLeaks-it të lëshuara sot në të përditshmen Guardian.

Dokumenti është një memorandum ku citohet një prej prokurorëve kryesore të Spanjës gjatë një bisede me diplomatë amerikanë.

Burimi në fjalë e konisderon Rusinë si “shtet mafioz” ku partitë politike veprojnë “dorë për dorë” me krimin e organizuar.

Prokurori spanjoll Hose Gonzales për disa dekada ka hetuar kriminelët rusë në Spanjë. Sipas tij shërbimet sekrete ruse e kanë përdorur mafian për të kryer një sërë operacionesh mes të cilave dhe trafikun e armëve.

Gonzales vë në pikëpyetje vetë përfshirjen e Vladimir Putinit me mafian dhe kontrollin e tij të mundshëm mbi të.

Një tjetër dokument nxjerr në pah se sipas të gjitha gjasave Putini ka qenë në dijeni rreth komplotit për vrasjen e Aleksandër Litvinjenkos në Londër në vitin 2006. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)