03 Maj 2024

Warlick: Kosova vendos vetë

Beograd, 1 gusht - Kosova është e pavarur dhe vetë i merr vendimet sovrane, kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick.

Duke iu përgjigjur kështu pohimeve se SHBA ka inkurajuar autoritet kosovare për ndërhyrjen në veri.

Ajo ka hedhur poshtë spekulimet në Beograd, se diplomacia amerikane qëndron prapa vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgim të forcave speciale të policisë në veri.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Press”, Ambasadorja Warlick ka thënë se Qeveria e Kosovës konsultohet nganjëherë me ndërkombëtarët, përfshirë autoritetet amerikane, por vendimet i merr vetë.

“Ka pasur shumë spekulime ditëve të fundit rreth zhvillimeve në Kosovë. Qeveria e Kosovës është e pavarur që nga tetori i vitit 2008 dhe ajo merr vendime sovrane. Kohë pas kohe, konsultohet me subjektet ndërkombëtare, përfshirë SHBA’në, por ajo është shtet që vetë i merr vendimet”, citohet të ketë thënë Warlick.

Diplomatja amerikane ka thënë se SHBA i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të “ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)