16 Maj 2024

Viskoviç nuk përjashton njohjen e Kosovës

Shkup, 13 gusht - Ambasadori serb në Maqedoni, Ivo Viskoviç, ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që Kosova të mos jetë kusht i pranimit të saj në BE . “Serbia do të bëjë ç’të mundet që Kosova të mos jetë kusht zyrtar për avancim drejt BE-së”, ka thënë Ivo Viskoviç.

Duke folur për gazetën “Blic” ka thënë se aktualisht për Serbinë është e pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se çështja e njohjes së Kosovës nuk është vetëm çështje e krenarisë apo e drejtësisë, por është edhe çështje e fatit të njerëzve që jetojnë në Kosovë, raporton Koha.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Beogradi mund ta njohë Kosovën, po qe se serbët mbrohen më mirë, ambasadori serb në Gjermani nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Tani nuk mund ta them këtë. Para se kjo të jetë e mundur, duhet të zgjidhen shumë probleme. E pastaj, një ditë jo në të ardhmen aq të afërt, dikush në Serbi do të mund të thotë: Tani mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Viskoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)