22 Mars 2023

“Veçernje Novosti”: GJND, 8:7 për Kosovën

Beograd, 17 korrik - Në Pallatin e Paqes në Hagë para paraqitjes së mendimit për Kosovën, sipas një njoftimi nga gazeta “Novosti”, është paraqitur një triler i vërtetë. Ajo që është më e rëndësishmja, pas gjithë kësaj rrëmuje, siç shkruan “Veçernje Novosti”, ka sinjale pozitive se vendimi përfundimtar do të shkojë në të mirë të Beogradit.

Sipas burimeve të afërta me ekipet ligjore dhe diplomatët në Hagë, mësohet se në votimet parapake të pesëmbëdhjetëshes, rezultati ishte 8:7 në favor të qëndrimeve që përfaqësojnë Serbinë. Atëherë kur u bë ky votim kishte marrë pjesë edhe gjykatësi kinez, i cili në ndërkohë doli në pension. Raundi i dytë i votimeve kaloi pa arbitrin kinez, kështu që rezultati ishte i barabartë: 7:7. Në atë moment, presidenti i Gjykatës, japonezi Hisashi Owada, nuk deshi ta shfrytëzonte të drejtën e tij të “votimit të artë”, mirëpo, edhe po të votonte, do ta bënte këtë kundër Serbisë, dhe vota do t’i shkonte Prishtinës, shkruan “Novosti”.

Megjithatë, Beogradi pas raundit të parë ka siguruar një avantazh për ‘ta mbajtur frymën më gjatë’ pasi që atëherë u përcaktua se në cilën anë është mendimi i shumicës ku si rezultat u zgjodhën edhe dy gjykatës të cilët, së bashku me presidentin, vendosën rezultatin në letër.

Në këtë mënyrë, siç shkruan “Dnevnik”, teksti doli i skicuar pozitivisht për Serbinë. Mirëpo, pas votimit përfundimtar. pasoi deklarata e gjyqtarëve për secilin paragraf veç-e-veç. Por, rreth kompromisit të arritur brenda pallatit të Hagës, nuk dihet ende asgjë, por kjo gjë do të bëhet e ditur më 22 korrik.

Nuk dihet as fakti se si votuan cilët gjykatës, mirëpo, siç ka mësuar “Novosti”, disa gjykatës që vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë diskutuar kundër interesave serbe, dhe anasjelltas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)