Vazhdon dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 15 janar - Në Bruksel do të vazhdojë edhe sot dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërsa tema kryesore mbetet pjesa veriore e Kosovës e dominuar nga një shumicë serbe.
Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtmë në BE, Maja Koçijançiç tha se takimi do të jetë më i vështirë se ai i mëparshmi. Grupet punuese nga dy palët do të rifillojë punën e tyre përpara takimit të ri të enjten mes krysministrit serb dhe atij të Kosovës.
Një pjesë e mirë për implementimin e marrëveshjeve është diskutuar, që do të thotë se gjysma e punës është bërë, por tani na presim çështje të reja që janë hapura, deklaroi Koçijançiç, pa dhënë të tjera.
Ajo gjithashtu tha se Komisioni Evropian pret që të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut. Ndërkohë Kocijancic nuk ka folur për rezolutën e miratuar nga parlamenti serb, që në thelb kërkon autoniomi për komunat në veri të Kosovës.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë që rezoluta e parlamentit serb të vihet në tryezën e bisedimeve në Bruksel.