03 Maj 2024

Vazhdojnë protestat kundër Wall Street

Chikago, 13 tetor - Protestat kundër luftës dhe kundër Wall Street po shtohen në rrugët e qyteteve të mëdha amerikane, gati një muaj pas fillimit të tyre në zemër të lagjes financiare të New Yorkut.

Në protestën e tyre në Washington, njerëzit po përpiqen të rezistojnë sa më gjatë, ndërsa në Chikago ata përgatiten të krijojnë skenën e demonstratave shumë më të mëdha në maj të vitet të ardhshëm kur aty të zhvillohen takimet e nivelit të lartë të NATO-s dhe G-8s.

Demonstrata në Uashington që mendohej se do të zgjaste katër ditë për të protestuar kundër luftës dhe lakmisë së korporatave, nuk po shfaq asnjë shenjë përfundimi dhe njerëzit vazhdojnë të protestojnë disa rrugë larg Shtëpisë së Bardhë.

Pushtimi i Sheshit Liria të Uashingtonit nga lëvizja e quajtur Tetor 2011 është njëri nga demonstrimet që vazhdojnë në kryeqytet, njëkohësisht me protestat në qytetet e mëdha kudo në Shtetet e Bashkuara.

Leja për grupin e njerëzve të grumbulluar në shesh skadoi të dielën në mbrëmje dhe policia kombëtare e parqeve i kishte dhënë atyre afat deri pasditën e së hënës për t\'u larguar.

Policët erdhën për t\'u takuar me protestuesit, por më pas u larguan sepse krerët e protestës nuk pranuan të flasin privatisht me ta.

Organizatorët thonë tani se kanë arritur ta zgjasin lejen për katër muaj. Por sipas policisë, ende nuk është marrë një vendim i fundit.

Carla Fraydus thotë se është larguar nga shtëpia e saj në Alabama pa para për t\'u kthyer, sepse ajo ndihet shumë e lidhur me lëvizjen.

\"Kjo lëvizje përfshin çdo gjë që më intereson. Çdo gjë. Nëse analizon problemet që ka vendi apo bota, të gjitha kanë të bëjnë me \'babëzinë\' pakontrolluar të korporatave.\"

Edhe Çikagoja është ndër qytetet amerikane ku janë përhapur protestat.

Protesta Të pushtojmë Chikagon, e cila ka lidhje me lëvizjen Të Pushtojmë Uoll Stritin në Nju Jork, ka një javë që ka filluar.  Çdo ditë që kalon, më shumë njerëz u bashkohen demonstratave në rrugë.

\"Është një moment shumë interesant për ta sjellë protestën  Të Pushtojmë Uoll Stritin edhe këtu si dhe në qytete të tjera të vendit. Ekziston një platformë kombëtare për të folur mbi gjërat për të cilat ne kemi vite që po organizohemi,\" thotë veprimtarja Amisha Patel.

Organizatorët thonë se protestat e tanishme janë duke përgatitur skenën për demonstrata shumë më të mëdha në muajin maj, kur dhjetëra mijëra njerëz do të shkojnë në Chikago ku do të zhvillohen në të njëjtën kohë takimet e nivelit të lartë të G8-s dhe të NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)