Vazhdimi i dialogut, kushti i vetëm i Serbisë

Bruksel, 3 nëntor - Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek tha se Serbia deri më tash ka bërë shumë në rrugën e saj drejt BE-së, por ajo duhet të luajë një rol konstruktiv në rajon, para së gjithash me riangazhim në dialogun me Kosovën dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Në një intervistë për gazetën Veçernje novosti para vizitës në Beograd, Buzek ka thënë se vazhdimi i dialogut me Kosovën është kushti i vetëm i Serbisë për të marrë statusin e kandidati, duke shtuar se ky nuk është kusht i ri, por detyrim ekzistues që më herët.
Buzek ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është jostabile. Por ai ka porositur që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në sigurimin e zhvillimit të ngjarjeve që të mos rrezikohen proceset afatgjate.
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, Buzek tha se Komisioni Evropian pret përkufizimin e kornizës së dialogut rreth së cilës mund të dakordohen të Beogradi dhe Prishtina.
Ai tha se duhet dhënë fund retorikës nxitëse, e cila krijon ndarje, të hidhet poshtë çdo lloj nxitjeje për tensione, dhe si më urgjente ndërprerja e konfliktit në veri të Kosovës, tha Buzek.