22 Mars 2023

Ushtria ruse kryen krime të rënda në Ukrainë

Kiev, 4 prill - Trupat ruse të akuzuara për masakrimin, torturimin dhe përdhunimin e qindra civilëve në periferi të kryeqytetit Kiev mund të kenë kryer mizori edhe më të këqija në fshatra dhe qytete më larg nga kryeqyteti, ka paralajmëruar një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.

Të paktën 410 kalimtarë të pafajshëm u masakruan në qytetet Bucha dhe Irpin në perëndim të Kievit, ka thënë Ukraina, me trupat që u zbuluan në rrugë, në koshat e  mbeturinave dhe në bodrume. Po ashtu autoritetet ukrainase kanë zbuluar dhe varre masive, pasi rusët u tërhoqën nga qyteti duke lënë pas dëshmitë e krimeve makabër.

Gazetarët me bazë në Kiev që kanë vizituar rajonin që kur forcat ruse u tërhoqën thonë se janë zbuluar 'prova të qarta' të krimeve të luftës, duke përfshirë civilë të qëlluar me duar të lidhura pas shpine dhe trupa të tjerë që mbajnë shenja torture dhe përdhunimi.

Pamjet e publikuara nga ushtria ukrainase treguan atë që dukej të ishte një 'dhomë torture' në bodrumin e një ndërtese të përdorur si kazermë nga trupat ruse. Trupat e civilëve ishin rreshtuar pas murit, të gjunjëzuar, të vrarë me armë zjarri. Të paktën një prej tyre ishte qëlluar në gju përpara se të vritej, tha ushtria.

Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha se trupat ruse kishin nxitur një "masakër të qëllimshme" ndërsa shtojnë se ata janë "më keq se ISIS". Të mbijetuarit civilë thanë se disa trupa të mbetur në rrugë ishin goditur nga tanket ruse e poashtu isnin  shtypur duke u kaluar tanku mbi trupa. Të tjerë raportuan se kishin parë ushtarë të qëllonin civilë të moshuar para syve të të afërmve të tyre.

Por Tymofiy Mylovanov, një këshilltar i Presidentit Zelensky dhe ish-ministrit të financave të Ukrainës, tha se mizori edhe më të këqija mund të jenë kryer në lindje të Kievit në periferi të Brovary dhe në fshatrat përgjatë autostradës për në Chernihiv - një qytet afër kufirit rus .

Mylovanov tha se rrëfimet e hershme të dëshmitarëve okularë dhe provat anekdotike sugjerojnë se fëmijët mund të jenë djegur të gjallë, gra të reja janë përdhunuar në masë dhe më pas janë ekzekutuar.

Njerëzit janë detyruar të hanë kafshët e tyre pasi janë vrarë qëllimisht nga uria nga trupat ruse. Të tjerë mund të jenë qëlluar për vdekje teksa mbollën të mbjella në fusha ose u vranë në kopshtet e tyre, tha ai.

Kuleba shtoi se situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit ka të ngjarë të jetë më keq se Bucha dhe bëri thirrje për më shumë armë për të shtyrë ushtrinë ruse nga lindja e Ukrainës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)