27 Mars 2023

Ushtria e Ukrainës ka vrarë komandantin e lartë të ushtrisë ruse

Kiev, 8 mars - Shërbimi i Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë ka njoftuar se trupat ukrainase pretendojnë se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të ushtrisë ruse, gjatë luftimeve pranë qytetit Kharkiv.  

Në deklaratën e ministrisë ukrainase thuhet se Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendëskomandant i parë i Ushtrisë së 41 të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.

Inteligjenca Ukrainase thotë gjithashtu se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri, si dhe kishte marrë medalje “për kthimin e Krimesë”.

Zyrtarët ukrainas postuan në “Twitter” një fotografi, duke thënë se ishte pikërisht gjeneral Gerasimov, duke shkruar me shkronja të kuqe në fund “Likuiduar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)