23 Prill 2024

Urdhër arresti ndërkombëtar kundër themeluesit të Wikileaks

Stokholm, 1 dhjetor - Themeluesi i platformës së internetit Wikileaks, Julian Assange, tani është kërkuar edhe me një urdhër arresti ndërkombëtar.

Prokurori i Përgjithshëm suedez kishte lëshuar në mes të nëntorit  një urdhër arresti kundër australianit 39 vjeçar.

Ai akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj dy grave.  Assange i ka mohuar akuzat dhe foli për një fushatë të shërbimit sekret amerikan kundër tij dhe platformës Wikileaks. Ai tashmë është fshehur prej shumë kohësh.

Pas zbulimeve më të fundit të Wikileaks, qeveria amerikane ka filluar të mbrojë më mirë dokumentet e saj.

Ministria e Jashtme amerikane hoqi të dhënat e saj për dërgesat diplomatike nga një rrjet kompjuterik të ushtrisë.

Kështu  tekstet konfidenciale mund t'i kenë në duar më pak punonjës. Paltforma e internetit kishte publikuar ditën e dielë më shumë se 250.000 dokumente tepër delikate, nga diplomatët e Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)