28 Mars 2024

Ulët popullariteti i presidenti Obama

SHBA, 26 korrik - Në anketën e fundit nga Universiteti "Quinnipiac", mbështetja për presidentin Barak Obama ka rënë në masën më të ulët deri tani në 44 përqind, ndërkohë që 48 përqind e të anketuarve nuk janë dakord me mënyrën se si i trajton çështjet Presidenti.  

 

Mbështetja për zotin Obama ka njohur rënie për muaj me rradhë, thotë përfaqësuesi i Universitetit Quinnipiac, Peter Brown:

"Kjo nuk ka ndryshime të shumta me anketat e muajve më parë, por po ta krahasosh me një vit më parë, presidenti Obama gëzonte një mbështetje prej 57 përqindsh dhe 33 përqind kundër."

Zoti Brown thotë se arsyeja kryesore për rënien e mbështetjes për zotin Obama është ekonomia, kryesisht papunësia e madhe. Por ai thotë se mbështetja për presidentin po bie edhe në fusha të tjera.

"Presidenti merr nota negative për një numër çështjesh, si trajtimi i ekonomisë, politika e jashtme, çështja e Afganistanit, trajtimi i situatës së rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës dhe imigracioni i paligjshëm. Në të gjitha këto aspekte, një numër më i madh pjesëmarrësish në anketa nuk e miratojnë punën që po bën presidenti".- thotë ai

Mbështetja për presidentin ka pësuar një rënie të qendrueshme edhe në anketa të tjera gjatë disa muajve. Mbështetja e vogël për presidentin gjatë zgjedhjeve për në Kongres shpesh shihet si një shenjë e rrezikshme për partinë e presidentit, thotë zoti Peter Brown.

"Politika është një lojë në grup dhe presidenti Obama është kapiteni i ekipit demokratik dhe nëse ai nuk po ecën mirë, edhe pjesa tjetër e ekipit gjendet në të njejtën situatë", - thotë analisti.

Një tjetër anketë këtë javë e përqendruar tek e ashtuquajtura lëvizja “Tea Party”, një grup konservator amerikan, i kundërshton ashpër politikat e ndjekura nga presidenti Obama, gjë që do t’i ndihmojë shumë republikanët të fitojnë në zgjedhjet e nentorit.

Të dhënat u mblodhën nga anketuesit demokratë Stan Greenberg dhe James Careville, të cilët kanë punuar më parë për presidentin Bill Clinton. Anketa arriti në përfundimin se një në çdo katër votues të mundëshëm këtë vit, mbështet lëvizjen Tea Party dhe se 86 përqind e tyre janë ose mbështetës, ose simpatizantë të Partisë Republikane.

92 përqind e tyre nuk e miratojnë punën e presidentit Onama, dhe 94 përqind e mbështetësve të lëvizjes Tea Party thonë se do të votojnë këtë vit, gjë që i bën ata një forcë politike, thotë anketuesi Stan Greenberg.

"Na është mbushur mendja se levizja Tea Party është reale, është shumë e rendësishme dhe do të ketë ndikim të madh në zgjedhjet e këtij viti dhe faktikisht ndikimi mund të jetë përtej zgjedhjeve të këtij viti," - thotë ai.

Ekspertët politikë parashikojnë se republikanët do të kenë arritje të mëdha në garën elektorale për në Kongres, ndoshta duke fituar vende të mjaftueshme për të marrë kontrollin e njërës ose dy dhomave të Kongresit amerikan.

Republikanët duhet të fitojnë 39 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 10 vende për të siguruar shumicën në Senat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)