06 Maj 2024

Turqia serish goditet nga një tjetër tërmet i fortë

Ankara, 16 shkurt - Turqia nuk gjen qetësi, pasi mbrëmjen e sotme është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter, raporton EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.  

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Dhjetë ditë më parë vendi u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë. Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)