29 Mars 2023

Toka rrezikohet nga asteroidi në vitin 2098

SHBA, 30 shtator - Toka nuk gjen paqe nga objektet qiellore që vazhdojnë të kalojnë me shpejtësi afër planetit tonë, pa e prekur atë.

Kështu, pak ditë pas kalimit të dy asteroidëve, një tjetër me diametër 45-50 metra do kalojë pranë Tokës në muajin tetor. Sipas përllogaritjeve, objekti qiellor do na “përshëndesë” nga rreth 6.4 milionë km.

Ai u vu re për herë të parë kur ndodhej rreth 32 milionë km larg Tokës. Eshtë quajtur 2010 ST3 dhe nuk përbën asnjë alarm…të paktën për momentin.

Astronomët kanë llogaritur orbitën që do të ndjekë, duke vënë në dukje se në vitin 2098 do të godasë planetin.

Robert Jedicke nga Universiteti i Hauait ka theksuar se ka shumë mundësi që asteroidi të shpërbëhet në atmosferë, por nuk përjashtohet mundësia që të arrijë deri në tokë.

“Gjithsesi, ka shumë asteroidë të tjerë më të rrezikshëm që nuk i kemi identifikuar dhe që mund të përplasën me ne në të ardhmen”, thekson Jedicke.

Një objekt me përmasat e 2010 ST3 është përplasur me Tokën në vitin 1908 në Tunguska të Siberisë duke djegur 60 milionë pemë në një sipërfaqe 2 mijë km katrorë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)