16 Maj 2024

The European Circle: Kosova shtet pa pushtet

Berlin, 6 gusht - Konflikti aktual kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, i cili mori filloi javen e kaluar, e nxori përsëri Kosovën në shumë tema dhe raportime të mediave të huaja.

Në raportimet aktuale thuhet se Serbia ka frikë nga njohja indirekte e Kosovës, nëse ajo do të pranonte vulat e doganave ku kështu pajtohet me humbjet eventuale ekonomike për shkak të trafikimit kriminal kufitar.

Kështu shkruan portali gjerman ‘The European Circle’  në një artikull për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, transmeton agjencia e lajmeve INA..

Në artikull më tej theksohet se Kosova deri më tani është njohur nga 77 shtete, prej tyre 22 shtete të BE-së, ndërsa statusi i saktë ndërkombëtar në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë me 17 shkurt 2008 është ende më tepër se i patejdukshëm.

“Përderisa marrëveshjet e para kufitare me shtetin fqinjë të Maqedonisë janë përfunduar, Serbia si pasardhëse e Republikës Federative të Jugosllavisë e sheh shtetin e vogël ende si provincë të vetën autonome. Veriu i Kosovës, ku ndodhen postet kufitare Jarinë dhe Bërnjak për të cilat aktualisht luftohet, banohet kryesisht nga pakica serbe.\"

\"Ata janë shtatë përqind e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Që nga zgjedhjet parlamentare serbe në maj të 2008 këtu ekziston si dhe në enklavat tjera serbe një organ i mvetësishëm civil dhe administrativ, i cili vepron paralelisht me organet zyrtare kosovare dhe ndjehet si pjesë e  Serbisë. Një „shtet“ në „shtet“ pra, i cili i injoron aktorët ndërkombëtar të BE-së dhe OKB-së që janë prezent në vendin e ngjarjes”, theksohet në artikull.

Autori i këtij shkrimi më tutje vlerëson se, rrugëdalja e vetme duket dialogu i drejtërdrejtë me fqinjin serb- nën drejtimin e BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)