Temperaturat e ulëta në Evropë, 220 vetë të vdekur

Moskë, 4 shkurt - Vala e të ftohtit vazhdon të mbajë të mbërthyer fort Evropën. Veçanërisht e prekur është edhe më tej Evropa Lindore.
Atje është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave të të ftohtit. Temperaturat në shumë vende janë nën minus 20 gradë celcius, shpesh edhe minus 30 gradë celcius.
Deri tani kanë humbur jetën më shumë se 220 vetë në të gjithë Evropën, pjesa më e madhe në Rusi dhe Ukrainë.
Në këto dy shtete kanë vdekur nga ngrirja 160 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë.
Por edhe në vende si Rumania, Polonia, Çekia dhe Sllovakia ka pasur viktima nga i ftohti.
Edhe në Gjermani dhe Austri ditët e kaluara humbën jetën nga ngrirja katër vetë.
Moti me temperatura të ulëta nuk pritet të ndryshojë as ditët e ardhshëm.