03 Maj 2024

Tadiq: Serbia nuk do një luftë të re

Beograd, 1 gusht - Presidenti serb Boris Tadiq nuk do ta zgjidhë me dhunë konfliktin  kufitar. Parlamenti serb natën e së dielës me shumicë votash - pas një debati prej më shumë se dy orësh - miratoi një rezolutë për zgjidhjen paqësore të konflitkit  kufitar me Kosovën.

Presidenti Tadiq theksoi, se Serbia nuk do të një luftë të re: „Shumica e banorëve të Ballkanit Perëndimor dhe të ish-Jugosllavisë besojnë dhe punojnë për një politikë paqësore, që është politika e  së ardhmes. Veç paqes nuk ka alternativë.\"

\"Ne duam paqe për të gjithë popujt - jo vetëm për  serbët.  Ky është thelbi i politikës sonë.\" Fajin për konfliktin e fundit kufitar shumica e parlamentarëve serbë ia ngarkon qeverisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)